Vllaznia ka mbërritur në atë gradë saqë të mos gjejë asnjë kundërshtar për të zhvilluar një takim miqësorë të planifikuar për ditën e shtunë. Siç duket ka ikur koha kur një ekip qoftë I kategorisë superiore por sidomos ato të kategorisë së parë të kishin luksin për një përballje qoftë dhe testuese për kuqeblutë. Siç duket skuadra nuk përbën ndonjë forcë të madhe që të jetë një test për kundërshtarët.

Ishte menduar një ndeshje miqësore me skuadrën lezhjane të Besëlidhjes, por trajneri i saj Kreshnik Krepi ka refuzuar për shkak se skuadra sapo ka filluar fazën përgatitore. Nisur nga kjo drejtuesit ndonse ishin në biseda me disa skuadra të tjera nuk kanë arritur të gjejnë kundërshtar. Nisur nga fakti se nuk do të ketë një ekip ku Vllaznia të shohë vlerat e saj trajneri Zmijani ka reaguar duke gjetur zgjidhjen më të thjeshtë, atë të ndeshjes brënda familjes. Nisur nga tre humbjet e pqësuar dhe vetëm një fitore me Kamzën, për kuqelbutë nuk përbën shumë interes ndeshja brënda grupit pasi atom und të zhvillohen në bazë të planit të stërvitje të vendosur nga stafi teknik. Natyrisht një tjetër sfidë kontrolli që do të ishte e pesta për këtë fazë përgatitore do të shikohej me një sy tjetër për të parë ndryshimet e skuadrës në mënyrën e lojës si dhe të formacionit. Gjithsesi Vllaznia pritet ti mbyllë shumë shpejt ndeshjet miqëosre pasi shkodranët do të lëvizin me shumë mundësi jashtë shqipërisë për të zhvilluar fazën përgatitore.