Pranë klubit Vllaznia bëhet me dije se në ndeshjen e fundjavës e cila do të luhet ndaj skuadrës së Skënderbeut është vendosur që deri në ditën e dielë kur do të zhvillohet ndeshja asnjë nga skuadra kuqeblu nuk do të dalë me ndonjë deklaratë për media ky vendim ka ardhur nga drejtuesit e ekipit me motivin që ti mbajnë larg mendiave futbollistët ku fokusi I tyre të jetë vetëm ndaj ndeshjes.

Kujtojmë këtu që një gjë e tillë u pat vendosur edhe më parë kur skuadra ishte në drejtimin e ish-trajnerit Armando Cungu duke bërë që asnjë nga lojtarët e skuadrës të mos kishte të drejtën e dhënies së deklaratave apo intervistave të ndryshme. Gjithësesi e rëndësishme është që Vllaznia në takimin e rradhës të arrijë rezultatet e dëshiruara duke bërë që edhe renditja e tyre të ndryshojë nga vendi I tetë ku gjendet aktualisht në kuotën e gjashtë pikëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFSHF NDËRRON MENDJE ME KALENDARIN
Artikulli tjetërFINANCIMET LËNË PEZULL BOKSIEREN SHKODRANE