Vllaznia ka qenë shumë pranë fitores me Partizanin por kjo mundësi i ka ikur nga duart shkodranëve vetëm në 12 minutat e fundit.

Kuqeblutë kryesuan 1-0 që nga minuta e 6-të me golin e Çinarit. partizani provoi disa herë derisa arriti që të gjejë golin e barazimit në minutën e 78-të. ky barazim konsolidon pozitat e Vllaznisë në mesin e tabelës ndërsa zhyt më shumë në krizë Partizanin. Vllaznia nuk ia del të fitojë me Partizanin ndërsa fut më shumë në krizë këtë skuadër. Për 78 minuta Vllaznia kryesoi me golin e shënuar që në minutën e 6-të të shënuar me plot mjeshtëri nga sulmuesi Çinari. Shkodrani fitoi me zgjuarsi kohën me lëvizjen e tij duke ndalur në rrjetë topin ën minutën e 6-të. Partizani ka disa mundësi në pjesën e parë me Ekuban por sulmuesi është sërish i pafat ndaj kuqebluve. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e vendasve. Në të dytën Partizani zhvendos lojën në gjysëmfushën e Vllaznisë teksa fiton ndjeshëm terren. Nga ana tjetër shkodranët shpenzojnë shumë energji dhe nuk kanë forcën e duhur për të kundërsulmuar teksa nuk i shfrytëzojnë siç duhet këto momente. Të kuqtë nuk ndalen në aksionet sulmuese duke rrezikuar disa herë por falë edhe portierit Agoviç rrjeta mbetet e paprekur për shumë minuta. Partizani nuk ka as fatin me vete sepse në një moment topi ndalet nga shtylla pingule. Vllaznia bën gjithçka mirë në mbrojtje deri në minutën e 78-të kur një top ngec brenda zonës dhe aty Batha me maturi vepron bukur duke çuar një parabol dhe duke mposhtur tashmë portierin Agoviç. Ky gol ndez shpresat tek kryeqytetasit për një fitore por shkodranët nuk lëshojnë më duke arritur që të mbrojnë barazimin dhe duke ndjerë dëshpërimin për fitoren që nuk arritën ta sigurojnë edhe pse ishin shumë afër. Gjithsesi ky barazim konsolidon pozitat e Vllaznisë në mesin e tabelës ndërsa fakton se Partizani ka një krizë momentale që nga eleminimi nga Kupa dhe deri tek ky barazim në Shkodër.

Artikulli paraprakNATO “FILLON LUFTEN” PRANE KUFIRIT ME RUSINE
Artikulli tjetërMELANIA DHE BARRON TRUMP NUK DO ZHVENDOSEN NE SHTEPINE E BARDHE