ZMIJANI: KEMI MUNGESA POR ME TË RINJTË DO TË KËRKOJMË MAKSIMUMIN. Fitorja e arritur me Partizanin ka bërë që Vllaznia të jetë sërish optimiste për një tjetër rezultat pozitiv.

Këtë e ka shprehur trajneri i skuadrës, Luan Zmijani në konferencen e tij për media një ditë përpara ndeshjes. Sipas tij, ekipi pavarësisht mungesave do të kërkojë më të miren e mundshme. Përsa i përket formacionit, ashtu siç ishte dhe paralajmëruar, Zmijani ka bërë disa lëvvizje. Në sulm këtë herë do të jetë nga minuta e parë Arenc Dibra i ndihmuar dhe nga Çinari që shënoi golin e fitores me Partizanin. Në qendër të mbrojtjes do të aktivizohet Marku, ndërsa në mesfushë nuk do të ketë lëvizje. Nga ana e tjetër, takimi që zhvillohet në Korçë pritet të tregojë një tjetër nivel loje të ekipit, pasi vendasit nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/J-YOVATc6rk?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]