Vllaznia ka luajtur ndeshjen e javës së fundit të sezonit të rregullt në kampionat. Kuqeblutë nuk shkuan dot më shumë se sa barazimi 1-1 në Shkodër përballë Laçit, por një rezultat ky që nuk vlen për kurbinasit, që mbyllin sezonin e rregullt në vendin e fundit në renditje dhe në këtë mënyrë, do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Golat në këtë duel u shënuan nga kapiteni Balaj për Vllazninë, ndërsa për Laçin shënoi Bibo. Pas ndeshjes, zv/trajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani, theksoi se vendi i dytë për shkodranët cilësohet si pozitiv, edhe pse tifozët kërkojnë me çdo kusht vendin e parë dhe titullin.

Nga ana tjetër, trajneri i Laçit, Francesco Moriero tregoi se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga ky sezon, kjo pasi ka disa episode që sipas tij janë trajtuar ndryshe me ekipin kurbinas.

Ndërkohë, kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj tha se është i kënaqur me trofetë personalë, por tashmë do titullin me ekipin.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e mbyll në vendin e dytë në renditje sezonin e rregullt dhe merr shpërblimin prej 70-milionë lekësh që jepet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Artikulli paraprakTRAJNERI BRDARIÇ: DUAM FINALEN
Artikulli tjetër“AGRO FEST” NË NJËSINË GUR I ZI