Fundjavën që lamë pas në stadiumin “Elbasan Arena” është zhvilluar e para veprimtari sportive e Federatës Shqiptare të Atletikës për vitin 2018. Kjo veprimtari ka qenë kampionati kombëtar i sallave të mbyllura por që në fakt në Shqipëri zhvillohet në pistë të hapur.

Rezultatet pozitive për atletët e Vllaznisë nuk kanë munguar as këtë herë. Franko Burraj është njëri prej përfaqësuesve të Vllaznisë i cili është shpallur kampion në garën 400 m. në një intervistë për Star Plus Tv ai shprehet se pavarësisht që doli i parë gara ishte e fortë dhe rivaliteti ishte i madh.

Franko Burraj ka nisur të merret me atletikë para rreth një viti e gjysëm kun ë qershorë të 2017-ës u shpall Kampion i Shqipërisë po në 400 m. Franko sportin e atletikës e ka shumë pasion dhe mendon që ta praktikojë edhe për shumë vite ku me këtë ecuri duket se e ardhmja e tij është mjaft premtuese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVATA: VLLAZNIA NUK FUNKSIONON SKUADRA DHE SI INSTITUCION
Artikulli tjetërMIKOPULA: PËRGATITJE INTENSIVE, GJENDJA E EKIPIT E MIRË