Këtë të premte Vllaznia do të ketë përballjen e parë në Kategorinë Superiore e cila rifillon me 26 janar. Shkodranët do të ndeshen në stadiumin “Loro Boriçi” me skuadrën verilindore të Kukësit takim ky që konsiderohet si mjaft inetersant nga të dy tifozeritë përkatëse të skaudrave.

Tashmë duket se Vllaznia falë blerjeve të merkatos dimërore që ka bërë është përforcuar në nivelin e duhur duke marrë pranë vetes lojtarë si Sukaj, Malota, Mersini e Berisha të cilët në dy ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar me skuadrën kuqeblu gjatë fazës përgatitore kanë realizuar një paraqitje të kënaqshme. Shkodranët dhe kampionët në fuqi me objektiva të ndryshëm po zhvillojnë përgatitjet e tyre intensive sa i përket përgatitjes në tërësi të ekipit. Gjithësesi traineri Ernest Gjoka i ka idetë e qarta sa i përket formacionit të ndeshjes së fundjavës. Numri një i pankinës kuqeblu ka menduar për lojtarët që do të dalin në fushë e që do të jenë edhe titullarë kun ë këtë pjesë ka një surprizë. Si pasojë e dëmtimit të Olsi Gocaj në ndeshjen e fundit të Vllaznisë për 2017-ën vendin e tij pritet që do e zërë Samet Ruqi. Kështu në fushë formacioni i mundshmë që do të zbresin futbollistët si Sherri, Ruqi, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari dhe Sukaj ku ky i fundit do të jetë edhe titullarë sa i përket sulmit të skuadrës kuqeblu.

Por një përgatitje mjaft të mirë po zhvillon edhe skuadra kuksiane të cilët fazën përgatitore e kanë zhvilluar në Antalia të Turqisë ku gjatë qëndrimit kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore dukë arritur një paraqitje mjaft të mirë dhe të kënaqshme për trainerin e sapo ardhur Peter Pakult. Gjithësesi forcat e vëretë të të dy skuadrave do të shihen në datën 26 janar në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17 ku natyrisht pritet që edhe tifozeritë respektive të jenë të shumtë në numër për të mbështetur dy skuadrat .

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOMBËTARJA U-20 FITON MIQËSOREN FALË BELAJDI PUSI
Artikulli tjetërARTISTËT E PAVLERËSUAR TË SHKOLLËS SË MUZIKËS