Pas 12-vitesh, Vllaznia e femrave ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Atë ia ka shkaktuar ekipi i Gramshit, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, që u fitua nga miket me rezultatin 2-1. Ekipi shkodran shënoi i pari në minutën e 44-të me anë të kapitenes Franja. Në pjesën e parë pati edhe një 11-metërsh të akorduar për Vllazninë, por pas sinjalizimit të sistemit VAR, u anullua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Gramshi fitoi një 11-metërsh, por gjuajtja e Begallos u grushtua nga portierja Nurul.

Megjithatë, Begallo korrigjoi shënjestrën në minutën e 87-të duke barazuar shifrat, ndërsa në minutën e 95-të do të ishte Kioko që do të shënonte edhe golin e fitores për ekipin mik. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë në futboll për femra, Nikolin Leka, tha se është shumë i zhgënjyer nga kjo humbje.

Nga ana tjetër, trajneri i Gramshit në futboll për femra, Rrahman Hallaçi ishte shumë i kënaqur me këtë fitore që ia shkaktoi Vllaznisë pas 12-vitesh.

Në këtë mënyrë me këtë fitore, Gramshi merr provizorisht kryesimin e renditjes, por Vllaznia ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Teutës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakASFALTOHET RRUGA NË FSHATIN GRUDË
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, FUSHAT DHE INFRASTRUKTURA SPORTIVE