Vllaznia që nga ndeshja e fundit ndaj Kamzës ka pësuar dëmtime të një pas njëshme brënda ekipit si Erdenis Gurishta dhe Alsid Tafili. Kjo situatë përbën shumë problem për Vllazninë si dhe tarinerin Ernest Gjoka pasi janë përpara një sfide të vështirë ku pas disa ditësh do të ndeshen me Partizanin.

Por përveç dëmtimeve po mundohen që të rikuperojnë disa nga lojtarët si Antonio Marku, Ardit Krymit edhe Florind Bardulla. Sipas trainerit Gjoka sëbashku më presidenten e Vllaznisë po punohet për të paguar gjysmën e dënimit të Ardit Krymit e kjo gjë i volit shumë ekipit pasi në sfidën ndaj Partizanit nuk janë të pakta mungesat ë lojtarëve që mund të cilësohen si titullarë.

Gjithësesi deri në takimin e rradhës ekipi po stërvitet dy herë në ditë për të pasur përgatitjen fizike të kënqashme ku do të synohet sin ë takimin ndaj Kamzës që edhe ndaj Partizanit të marrin tre pikëshin e nevojshëm. Vllaznia ndodhet në vendin e nëntë të klasifikimit në kuotën e 15 pikëve ku po me të njëjtat pikë gjendet edhe Teuta e Durrësit në vendin e tetë.