Portieri i Vllaznisë Bojan Zogoviç ka pranuar debatin me lojtarin tjetër të Vllaznisë, brazilianin Da Silva por duke e quajtur si diçka normale në një përballje si ajo me Tiranën ku secili lojtar kërkon fitoren. Gardiani i kuqebluve thotë se është sqaruar me Da Silvën pas debatit ndërkohë që shprehet se ka analizuar edhe golin e parë të pësuar ndaj bardhebluve përmes goditjes së dënimit.

Sa i përket përballjes në transfertë me Teutën, portieri Zogoviç beson se Vllaznia ka mundësinë të sigurojë një rezultat pozitiv që do shërbente si një moment kthese.

Vllaznia edhe në përballjen ndaj Teutës do të ketë disa mungesa që do zëvendësohen nga lojtarët e stolit me shpresën për të arritur që të dalin me pikë nga Durrësi duke qenë se ekipi ndodhet në një moment jo të mirë pavarësisht se kryeson Superligën.