Vllaznia në fundjavë do të presë sërish në Shkodër skuadrën e Skënderbeut për ndeshjen e rradhës në Kategorinë Superiore.

Ky takim është mjaft i vështirë për skuadrën kuqeblu ku pavarësisht pritshmërive në këtë fillim-vit nuk rezultuan ashtu siç shpresohej duke pësuar një humbje jo pak të lehtë ndaj kampionëve në fuqi me rezultatin 3-1. Korçarët aktualisht renditen të parët në tabelën e klasifikimit ndërsa Vllaznia vuan në pozita aspak të favorshme në vendin e parafundit. E si të mos mjaftonte kjo në këtë ndeshje të ardhshme ekipi shkodranë duket se do të dalë në fushën e blertë me mungesa. I pari është Nuredin Orelesi i cili në takimin me Kukësit ka marrë karton të verdhë duke plotësuar kështu limitin e tyre e kështu ai nuk do të jetë pjesë e formacionit të Vllaznisë. Ndërsa mungesa e dytë besohet se do jetë a ii mbrojtësit të djathtë Olsi Gocaj ku i cili duket se akoma nuk është rikuperuar plotësisht për tu llogaritur si pjesë e formacionit të skuadrës.

Mesa duket trainerit Ernest Gjoka nuk i ndahen mungesat e lojtarëve por shpresohet që ekipi të ketë mbledhur forcat dhe të jenë unifikuar me njëri tjetrin ku në takimin ndaj Skënderbeut të arrijnë të gjejnë rrugën e fitores edhe pse ndaj korçarëve do të jetë mjaft e vështire por jo e pamundur.