ZMIJANI: OBJEKTIVAT DO TI VENDOSIM VETËM PASI TË REALIZOJMË MERKATON . Vllaznia ka prezantuar zyrtarisht blerjen më të re, mesfushorin kosovar, Jasir Selmani. Lojtari pasi ka nënshkuar një kontratë dy vjeçarë ka dalë në një konferencë për media I shoqëruar nga administrator Neritan Kalamishi dhe trajneri Luan Zmijani.

Ndër të tjera futbollisti Selmani theksoi se e ka parë lojën e Vllaznisë dhe shumë shpejt beson se ekipi do të pretendojë për tu rreshtuar përkrah ekipeve elitë. Trajneri i skuadrës Luan Zmijani, beson se shumë shpejt do të ketë dhe disa përforcime të tjera ku me blerjen e parë ka mbetur mëse i kënaqur. Përsa i përket objektivave, trajneri do ti vendosë vetëm pas merkatos. Vllaznia pritet të realizojë të pakten dhe pesë përforcime për sezonin e ri, ku sipas drejtuesve skuadra do të kërkojë zonën e europës.