Vllaznia ka prezantuar blerjen e re dhe të pestën për merkaton verore. Ka qenë administratori i klubit, Neritan Kalamishi dhe trajnerin Luan Zmijani që kanë bërë të ditur si përforcim të radhës, qendërmbrojtësin kosovar, Adnan Haxhaj. Nga ana e tij, futbollisti kosovar është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj kontrate.

Përsa i përket blerjeve të tjera, administratori Kalamishi ka theksuar se trajnerit do ti plotësohen të gjitha kërkesat. Vllaznia tashmë ka realizuar pesë përforcime dy prej të cilave në repartin e mbrojtës. Ndërkohë që vemendja e merkatos do të fokusohet tek reparti i mesfushës dhe i sulmit.