Ekipi i Vllaznise se vajzave do të luajë sot përballë PSG, ndeshje e vlefshme per fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”.Padyshim qe kemi te bejme me nje ndeshje shume te forte dhe te veshtire, ndaj nje kundershtari i cili njihet mire per rendesine qe ka ne futbollin e vajzave ne kontinentin europian.Trajneri Nikolin Leka thote se shpreson te bejne nje paraqitje me te mire se ajo perballe skuadres se Chelsea-t.

Nderkohe kapitenia e skuadres Esmeralda Franja tha se ne kete ndeshje do jene me vigjilente dhe do te japin maksimumin, per te arritur pse jo edhe nje barazim.

Ndeshja Vllaznia-PSG do te luhet sot ne oren 18.45 ne “Stade Jean Bouin”, nje stadium ky me nje kapacitet prej 20 mije vendesh. Vllaznia i ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Real Madrid dhe Çelsi, nderkohe qe tashme do te mundohet te beje me te miren ndaj ketij kundershtari ndonese do te jete shume e veshtire.

 

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY AUTOMJETE, 4 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBERISHA: DEPUTETËT PËRGATITËN 23 AMENDAMENTE PËR BUXHETIN E SHTETIT! ULJE E TVSH-SË 6% PËR ENERGJINË ELEKTRIKE DHE BIZNESET