KLUBI I KËRKON FEDERATËS TË BËJË HETIME PËR NDIKIM NË REZULTAT. Klubi i futbollit Vllaznia ka reaguar në lidhje me gjykimin e ndeshjes me Teutën.

Në një deklaratë të publikuar për media, administratori i klubit, Neritan Kalamishi, bën thirrje që të merren masat e duhura nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për gjykimet jo të drejta që janë duke u bërë në dëm të Vllaznisë. Sipas deklratës, Vllaznia pretendon për dy vendime të padrejta. E para është penalltia e dhënë që sipas drejtuesve nuk ka qenë e tillë. Po ashtu pretendimet kryesorë janë për golin e anulluar në fund të takimit ku Tafili barazoi rezultatin. Vllazia e arsyeton si të pa kuptimtë vendimin e gjyqtarit. Konkretisht në deklaratë thuhet që Vllaznia dëshiron të sinjalizojmë FSHF-në dhe institucionet e saj për të analizuar këto gabime të bëra dhe për të marra masat e duhura sepse e mira është që në një ndeshje fatin e saj ta vendosin gjyqtarët dhe jo gjyqtarët. Ne jemi ndëshkuar edhe më parë megjithatë, por rasti i ndeshjes me Teutën ka qenë shumë i dukshëm dhe kuptohet që ne do reagojmë duke dërguar ditën e hënë në FSHF kasetën filmike të ndeshjes me gabimet e konstatuara të gjyqtarëve duke shpresuar në reagimin e këtij institucioni”, thuhet në deklaratën e Vllaznisë. Humbja që pësoi skuadra shkodrane ndaj Teutës është ndër të parat takime që kontestohen për një gjykim të njëanshëm në dëm të skuadrës. Këtë sezon në fakt deri më tani Vllaznia nuk ka patur shumë pretendime, pasi ndeshjet janë humbur si pasojë të gabimeve të lojtarëve. Por e vërteta është së në këtë përbalje, kuqeblutë e merituan nj barazim pasi arritën të zhvillonin një lojë ndryshe nga herët e tjera. Gjithsesi, paraqitja e skuadrës ka qenë e kënaqshme pavarësisht humbjes, duke besuar se në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit të bëjnë një tjetër paraqitje. Kjo për arsyen se Vllaznia ka shprehur bindjen se do të pretendojë për maksimumin e mundshëm në Kupë si e vetmja mënyrë për të marrë pjesë në Kupat e Europës.