Pas Xhevahir Sukaj ka ardhur një tjetër firmosje kontrate tek Vllaznia pasditen e së shtunës. Ai është Sedat Berisha I cili luan në rolin e mbrojtësit dhe është shqiptarë nga Maqedonia. Sëbashku më administratorin Astrit Gjyrezi kanë gjtur akordin mes tyre me nje kontratë që zgjat deri në fund të vitit 2018.

Në prononcimin e tij të parë si futbollist kuqeblu, Sedat Berisha është shprehur: “E kam pritur me shumë kënaqësi ofertën për të ardhur në Shqipëri tek Vllaznia, kjo skuadër me shumë emër dhe padyshim që do të përpiqem të jap më të mirën time. Vendi që ajo ka sot në renditje nuk i shkon për shtat dhe bashkë me të gjithë shokët e ekipit, do të bëjmë çmos që ajo të ngjitet në vendin që i takon”.

Sedat Berisha ka një karrierë të pasur si futbollist teksa përveç aktivizimeve në Maqedoni me Shkëndinë e Tetovës, Shkupin e ekipeve të tjera të këtij vendi, ai ka luajtur edhe në Turqi e Kuvajt.

Mesfushori Berisha I është bashkuar ekipit në Ulqin për në fazën përgatitore dhe do të jetë në dispozicion të urdhrave të trainerit Gjoka.

Kështu Sedat Berisha është përforcimi i dytë në këtë merkato janar tek kuqeblutë e në ditët në vazhdim priten që të ketë zyrtarizime të reja në këtë skuadrë ku siç dihet repartet më problematike janë ato të sulmit dhe mbrojtjes.