KUQEBLUTË NË 10 JAVË KAMPIONAT KANË GRUMBULLUAR VETËM 8 PIKË. Vllaznia ka shënuar një tjetër humbje, këtë herë ndaj Laçit. Kurbinasit kanë fituar me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme e nga ana e tjetër duke treguar se Vllaznia nuk ka forca për t’u përballur me kundërshtarët.

Ishte e pritshme në fakt një dështim i radhës, pasi skuadra shkodrane për shumë ndeshje me radhë ka lëvizje të vazhdueshme në formacion, si shkak i mungesave dhe aktivizimit të të rinjëve. Përveç faktit që Vllaznia ka shënuar një tjetër humbje situata nuk është aq pozitive në krahasim me periudhën e stafit teknik Italian. Në 10 javë kampionat kuqeblutë kanë arritur të grumbullojnë vetëm 8 pikë, ndonse ky staf teknik i ardhur në krye të skuadrës nuk kishte asnjë objektiv. Por duke u nisur nga ecuria pozitive e dy fitoreve të arritura ndaj Partizanit e Teutës, rriten pretendimet dhe pritshmëritë për skuadren. Madje dhe stafi teknik shkodranë në rubrikat sportive deklaroi se ato ishin me objektiva përsonalë për aktivizimin e sa më shumë të rinjëve si dhe ngjitjen e një vendi në klasifikimin e përgjithshëm. Vendi i gjashtë duket i pa arritshëm dhe tashmë çdo gjë është vetëm sa për të mbyllur këtë sezon e për të pritur se çfarë do të bëhet për sezonin e ardhshëm. Vllaznia është në një situatë kaotike pasi e gjithë vemendja duket se është fokusuar tek politika e duke bërë që për ekipin të mendohet ndoshta pak ditë përpara fillimit të sezonit të ri futbollistik, ashtu siç është bërë në këto katër vitet e fundit.

Artikulli paraprakSITUATA NË KUMANOVË, 8 POLIC TË VRARË
Artikulli tjetërGAFA ME TABELËN TEK BUSTI I 5 HERONJVE TË VIGUT