Vllaznisë në përballjen me Teutën do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm si Krymi dhe Sefa për shkak të kartonëvë por nga ana tjetër me ekipin janë bashkuar sërish 3 futbollistët që ishin pjesë e kombëtares U-21 në ndeshjet që zhvilluan.

Kështu stafi teknik dhe trajneri Armando Cungu ka të gatshëm portierin Alen Sherri që ishte pjesë U-21 të kuqezinjve. Nëse portieri Sherri është pjesë e stolit të Vllaznisë dy të tjerët janë aktivizuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Esin Hakaj i cili është një futbollist i rëndësishëm për Vllazninë dhe që u kërkua edhe nga ekipe si Partizani. Kështu Hakaj është një mundësi më shumë për trajnerin Cungu. Përveç tij me Vllazninë pas grumbullimit me kombëtarebn e 21-vjeçarëve është bashkuar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Erdenis Gurishta. Edhe ky i fundit është një mundësi më shumë për trajnerin Cungu në një përballje të vështirë si ajo ndaj Teutës që do të luhet në transfertë. Pavërsisht rikthimit të këtyre futbollistëve të paktën deri tani përveç Tafilit dhe Rudoviç që do jenë në fushën e lojës për shkak të mungesave të Krymit dhe Sefës nuk priten ndryshime të tjera në formacionin e parë. Kjo mbase edhe nga suksesi që Vllaznia arriti në fitoren me Skenderbeun kryesues me rezultatin 1-0 në ndeshjen e kampionatit duke rikthyer shpresat. Trajneri Cungu dhe pjesa tjetër e stafit teknik por edhe drejtuesit e Vllaznisë tashmë synojnë që të ketë një vazhdimësi rezultatesh pozitive jo vetëm për të siguruar përfundimisht mbijetesën edhe pse praktikisht shkodranët nuk janë më të rrezikuar por edhe për të sjellë një frymë tjetër tek ky ekip. Ndeshja përballë Teutës nuk do të luhet në orën 17:00 me 7 shkurt siç u vendos fillimisht nga federata shqiptare e futbollit por është zhvendosur në orën 16:00, pra do jetë një orë më herët, ndeshje në të cilën Vllaznia kërkon një rezultat pozitiv.

Artikulli paraprakBARAK OBAMA, PËR HERË TË PARË NË XHAMI: FALEMINDERIT !
Artikulli tjetërAMBULANCA AKSIDENTON NJË KEMBËSOR