
KF Vllaznia ka arritur akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028 me futbollistin Gledjan Pusi. Njoftimi është bërë i ditur nga Klubi i Futbollit Vllaznia.
NJOFTIMI I PLOTË:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Gledjan Pusi. Mbrojtësi i qendrës i skuadrës tonë do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028.







