Vllaznia rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Europës për shkak se bashkia Shkodër ndër vite nuk ka shlyer rregullisht detyrimet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore duke bërë që borxhi të shkojë afro 1 miliard e 600 milion lekë të vjetër.

Vetëm dy ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dërgoi një projekt vendim prej 820 milion lekë të vjetër që të jepen për të mundësuar shlyerjen e një pjese të borxhit që klubi Vllaznia ka ndaj drejtorisë rajonale të tatimeve për të lidhur një akt-marrëveshje me tatimet që do i mundësohet Vllaznisë licensimin për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Këshilli Bashkiak nuk e miratoi për shkak se projektvendimi nuk argumenton asgjë edhe pse është një shumë kaq e madhe.

Kryetarja e bashkisë Ademi u mundua të justifikohet duke thënë ky borxh ndaj tatimeve është i ditur për anëtarët e këshillit bashkiak por hasi në kundërshtinë e tyre.

Tashmë duhet pritur se si do të zgjidhet çështja e liçensimit për Vllazninë proces i cili nëse nuk përfundohet rrezikon pjesëmarrjen e kuqebluve në Kupat e Europës në rast se do ta sigurojnë një vend në eleminatoret e kompeticioneve europiane këtë sezon.