LOJTARËT MUNGOJNË PËR SHKAK KARTONASH POR EDHE DËMTIMESH. Skuadra e Vllaznisë ka nisur diten e hënë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

Ekipi kuqeblu edhe në këtë sfidë do të ketë mungesa tepër të rëndësishme. Dy nga lojtarët kyç të ekuipit shkodranë, qëndër mbrojtësi Arsen Sykaj dhe mesfushori Ndriçim Shtubina do të mungojnë për takimin e kësaj fundjave. Sykaj ka qenë një nga lojtarët më të padiskutueshmë si titullarë në këtë sezon. Mungesat e tij ka qenë vetëm për arsye kartonash dhe sëbashku me kapitenin Beqiri ka qenë siguria e repartit të mbrojtjes. Mungesë tjetë rëndësishme do të jetë ajo e mefushorit shkodranë, Ndriçim Shtubina. Një nga më të mirët në fushën e lojës në përballjen me Tuetën do të jetë i detyruar që të mungojë pasi në këtë përballje ka marrë në minutën 44-të ka mërrë karton të verdhë që për lojtarin është i treti. Alis Baci e Ersin Hakaj dyshja e mbrojtësve të majtë vijon të jetë sërisht e dëmtuar. Këto lojtarë po punojnë individualisht në mënyrë që gjatë kësaj jave të bashkohen me grupin. Përveç tyre ekipit do të vazhdojnë që t’i mungojnë edhe lojtarë e tjerë që kanë kohë që janë të dëmtuar si Soza, Kalaja e po ashtu edhe Bardulla. Përballë një skuadre si Tirana, Vllaznia e teknikut Zmijani do të jetë me mungesa të shumta gjë e cila e detyron teknikun për të bërë përzgjedhjet e duhura. Megjikthatë edhe pjesa tjetër e lojtarëve kanë treguar se kanë mnjë nivel të kënaqshëm për të arritur që në përballjen me Tiranën të bëjnë një paraqitje sa më dinjitize. Tekniku Zmijani do ta mbështesë mesa duket gjithë lojën tek elementi I ri që ka në dispozicion. Suksesi me Teutën ka ardhur si rezultat i një goli të dhuruar nga portieri kundërshtar, por ka patur dhe gabime të lojtarëve sidomos në finalizim apo humbja e penalltisë nga Lika. Prandaj ndaj Tiranës kërkohet një tjetër përqëndrim në qoftëse kërkohet fitorja në të kundërt dhe një rezultat negativ nuk do të ketë asnjë ndikim tek renditja por vetëm tek egoja përsonale e skuadrës.