Mbrojtësi i Vllaznisë Mevlan Adili beson në një mrekulli në ndeshjen e kthimit me Shiroki Brijeg për Konferencë League. Fakti që kuqeblutë humbën 3-1 përballjen e parë në Bosnje nuk do të thotë asgjë shprehet Adili sipas të cilit asgjë nuk ka mbaruar dhe se Vllaznia ka plotësisht shanse për t’u kualifikuar.

Vllaznia në këtë sfidë të kthimit deklaron Adili duhet që të ketë një menatalitet krejt ndryshe në fushën e lojës për të arritur kualifikimin.

Prania e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do jetë arma më e fortë për Vllazninë.

Lojtarët kuqeblu janë të motivuar për të arritur kualifikimin ndaj Shiroki Brijeg duke qenë se luajnë në shtëpi përpara tifozëve të tyre pavarësisht se do jetë një sfidë e vështirë për shkak të fitores 3-1 të bosnjakëve në ndeshjen e parë.