Vllaznia është e lirë tashmë të bëjë afrime në merkaton e verës. Nga sa mësohet, FIFA ia ka hapur merkaton shkodranëve, duke qenë se këta të fundit kanë kryer pagesat e prapambetura. Në fakt, merkatoja e kuqebluve ishte mbyllur që në fund të janarit, por tashmë ajo është zhbllokuar. Klubi i Vllaznisë ka zgjidhur detyrimet që kishte ndaj ish-mesfushorit të ekipit kuqeblu Elvedin Heriç, i cili ishte pjesë e shkodranëve dy sezone më parë.

Ky lajm konfirmohet nga burime pranë klubit kuqeblu, që thonë se pezullimi i vendosur nga FIFA në lidhje me merkaton, është zhbllokuar. Tashmë, Vllaznia rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e verës. Një lajm i mirë për drejtuesit dhe tifozët kuqeblu, me skuadrën që mbetet në garë për të synuar titullin kampion. Tashmë, historia me bllokimin e merkatos është mbyllur dhe përqendrimi i drejtuesve të Vllaznisë është vetëm për tek gara për titullin kampion.

Artikulli paraprakSPAHIA: KTHEJMË SHPRESËN NË ÇDO FAMILJE
Artikulli tjetërIGLI HASANI TAKIM ME MINISTRIN FRANCEZ TË DELEGUAR PËR EVROPËN