Skuadra e Vllaznisë nuk do ta ketë aspak të lehtë ecurinë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Dy humbjet e fundit të kuqebluve duke sikur kanë rikthyer një lloj ankthi dhe frike në kampin kuqeblu. Për të mos mjaftuar edhe vazhdimësia do të jetë një mision i vështirë. Java e ardhshme nuk është aspak e favorshme për shkodranët. Vllaznia do të udhëtojë drejt Tiranës teksa do të luaj përballë ekipit të vendit të dytë Partizani në një sfidë tejet të vështirë. Për më tepër Vllaznia ndaj të kuqve ka edhe tre mungesa të rëndësishme, Cicmil, Bardulla dhe Krymi. Kështu gjithçka bëhet edhe më e vështirë për ekipin e teknikut Cungu. Nga ana tjetër Bylis ka mundësi që të marëë sërish pikë dhe t’i afrohet Vllaznisë në renditje sepse pret Tiranën. Bardheblutë nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe një humbje në Ballsh për ta nuk do të ishte çudi. Flamurtari, një tjetër ekip që lufton për mbijetesën javën e ardhshme ka një transfertë të vështirë ndaj Laçit, skuadër e cila në kampionat duket sikur ka hequr dorë dhe vlonjatët mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të marrë pikë atje dhe për t’ju afruar Vllaznisë. Nuk mbaron me kaq sepse pas Partizanit shkodranët kanë një përballje direkte teksa presin në Shkodër Flamurtarin që bashkë me kuqeblutë dhe Bylisin diskutojnë mbijetesën. Sfida tjetër do të jetë ajo mes Bylisit dhe Laçit ku sërish ballshiotët kanë mundësi për të marrë pikë. Vllaznia ka dy javë të vështira të cilat do të vendosin shumë për fatet e kuqebluve në këtë sezon edhe pse janë 4 pikë përpara Flamurtarit dhe 5 pikë përpara Bylisit.

Artikulli paraprak“STAR SPORT”, TË FTUARIT: VLLAZNIA ZHGËNJEU NDAJ TEUTËS
Artikulli tjetërSHFRYTËZIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE, BASHKIA PUBLIKON RREGULLOREN