Pritej që data 5 janar do të ishte edhe dita kur ekipi i Vllaznisë do të nisej drejtë Malit të Zi për të zhvilluar edhe fazën përgatitore atje. Por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi duket nisja e skuadrës kuqeblu është shtyrë për momentin. Fillimi i fazës përgatitore duket se është shtyrë për në datën 6 janar duke bërë që lojtarë të humbasin 2 ditë stërvitje dhe të rikthehen në Shkodër për të zhvilluar kampionatin më herët se e kishin parashikuar.

Duket se shkak për këtë shtyrje të nisjes së kuqebluve ka qënë mosfirmosja e lojtarëve që kanë qënë si synime tek Vllanzia.

Por me zyrtarizimi e Xhevahir Sukaj këtë të premte kuqeblutë mësohet se do të nisen jo në datën 5 por 6 janar drejt Ulqinit, ku edhe do të qëndrojnë për rreth dy javë në pritje të startit të fillimit të pjesës së dytë të kampionatit. Drejtuesit kanë preferuar një terren që e njohin mjaft mirë, pasi shkodranët kanë qenë edhe më parë për të zhvilluar përgatitjet në shtetin fqinj.

Në qëndrimin e tyre në Ulqin, ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka pritet që do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore për te testuar lojtarët që do të vijnë në provë.

Artikulli paraprakSITUATA E BORËS, AKSET NACIONALE TË KALUESHME
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI, KQZ U HEQ MANDATET REHOVICËS E RAKIPIT