Situata e vështirë tek Vllaznia dhe nisja e protestave nga tifozët ka bërë që bordi i Vllaznisë dhe drejtuesit të zhvillojnë një mbledhje urgjente.

Ky takim është realizuar në mjediset e bashkisë Shkodër dhe ka zgjatur përreth 2 orë e gjysëm. Në fund një prej antarëve të bordit, Luan Heta thotë se është dakord me tifozët që drejtuesit e Vllaznisë të largohen.

VLLAZNIA, HETA: PROPOZIM BASHKISË PËR 38 MLN LEKË

Në këtë mbledhje bordi ka miratuar edhe buxhetin për periudhën 2015-2016. Në këtë mënyrë bëhet e ditur se bordi i ka propozuar bashkisë Shkodër një shumë totale për 380 milion lekë të vjetra nga ku afro 100 milion janë për situatën emergjente që ka të bëjë me pagat dhe shpenzimet operative. Heta bën thirrje që edhe trajneri i ri i ekipit të gjehet sa më parë.

VLLAZNIA, HETA: DUHET TË ZGJIDHET BORDI I RI

Duke vijuar më tej, Heta shprehet se kjo është vetëm një ndihmë e bordit të vjetër sepse tashmë duhet zgjedhur bordi i ri sepse 3 prej anëtarëve nuk janë më në këshillin bashkiak të Shkodrës.

Pritet që të zhvillohet edhe një tjetër mbledhje ku e pranishme përveç bordit dhe drejtuesve do jetë edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila do japë një përgjigje për kërkesën e bordit për një buxhet prej 380 milion lekësh të vjetra si dhe propozimet e saj për vazhdimësinë e Vllaznisë.