Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferri ka treguar se kërkesa më e fortë nga ana e trajnerit Brdariç që ai të qëndrojë në Shkodër ka qenë përmirësimi i kushteve infrastrukturore, kryesisht një fushe të mirëfilltë stërvitjeje por edhe disa të tjera.

Sponsori Xhaferri foli edhe për merkaton e kuqebluve duke thënë se skuadra do të riformatohet për sezonin e ardhshëm.

Sipas sponsorit Xhaferri stafi teknik dhe drejtuesit e klubit nuk kanë pse të kursehen sa i përket sjelljes së lojtarëve cilësor tek Vllaznia.

Sponsori Xhaferri ndjeku nga afër seancën e parë stërvitore të Vllaznisë për përgatitjet për Konferencë League dhe sezonin e ardhshëm futbollistik.