Një prej protagonist kryesor në fitoren e Vllaznisë 2-0 me Apoloninë e Fierit është sulmuesi Dilaver. Boshnjaku i sulmit të kuqebluve realizoi golin e parë në fillim të pjesës së dytë duke çliruar ekipin e tij në këtë përballje të parë të kampionatit me fierakët.

Pas golit të shënuar dhe fitores të Vllaznisë me Apoloninë Dilaver thotë se nuk ka rëndësi shumë se kush shënon por mjafton që ekipi të gjejë fitoren. Dilaver shpreson që edhe në përballjet e ardhshme në kampionat dhe kupë të realizojë gola të tjerë për ta ndihmuar skuadrën e tij në arritjen e objektivave që ka.

Haris Dilaver përveç golit në kampionat me Apoloninë realizoi edhe tre gola të tjerë më përpara në ndeshjen e Kupës në fitoren 7-0 që Vllaznia mori ndaj Devollit duke u kualifikuar për më tutje. Kjo është një nisje e mbarë e Vllazninë por është vetëm fillimi dhe ende nuk është përballur me kundërshtarët më të fortë të Superligës nga ku do të shihet edhe forca reale e këtij ekipi.