
Vllaznia ka shfaqur interes konkret për Randy Dwumfour, në kuadër të përforcimit të repartit difensiv për sezonin e ri. Mbrojtësi ganez, i cili është aktivizuar me Skënderbeun, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur me korçarët, duke tërhequr vëmendjen e klubit të Vllaznisë.
Sipas burimeve, drejtuesit kuqeblu e vlerësojnë Dwumfour si një profil të përshtatshëm për të rritur konkurrencën në mbrojtje, sidomos në prag të angazhimeve europiane.
25-vjeçari njihet për forcën fizike, lojën në ajër dhe stabilitetin e tij në prapavijë, elementë që Vllaznia synon t’i shtojë në organikën e saj. Në ditët në vazhdim, nuk përjashtohet mundësia që të ketë një marrëveshje të finalizuar mes palëve. Bisedimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të kuptuar nëse ky interesim do të konkretizohet në një transferim drejt Shkodrës.
Maringlen ZHIVANI






