KUQEBLUTË NË RAST FITOREJE SHKOJNË NË KUOTËN E 36 PIKËVE. Skuadra e Vllaznisë do të kërkojë një fitore në përballjen e saj ndaj Flamurtarit. Shkodranët pavarësisht se kanë mungesa janë përgatitur intensivisht për një rezultat pozitiv si synimi kyresorë për tu ngjitur dhe në tabelën e klasifikimit. Kjo për shkak se vlonjatët gjenden në vendin e 6 me 34 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e shtatë me 33 pikë.

Nisur nga kjo, trajneri Luan Zmijani beson tek një fitore. Takimi mes Vllaznisë e Flamurtarit do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Kjo mendohet të jetë ndeshja e fundit në këtë stadium për këtë edicion pasi ai pritet ti nënshtrohet punimeve. Me interes priter përformanca e ekipit duke patur kështu dhenjë objektiv tashmë të bërë publik, aktivizimin e sa më shumë të rinjëve.

Artikulli paraprakDIXHITALIZIMI I FONDIT TË MUZEUT “OSO KUKA”
Artikulli tjetërZEF HILA TAKOHET ME MOSHËN E TRETË