
Vllaznia Taekondo është një nga ekipet e shumta në Shkodër që kanë reazluar një paraqitje mjaft të mirë. Në shumë kompeticione kanë marrë çmime e medalje të ndryshme si brënda dhe jashtë vendit së fundmi Vllaznia Taekëondo me anë të Dorian Dokaj që është sportist i Vllaznisë por edhe i ekipit kombëtarë të Shqipërisë në këtë profil ka arritur të fitoj titrullin kampion i Ballkanit.
Në këtë kampionat të pestë ballkanik të Mix Martial Arts që konsiston në sportet e përziera të dyluftimit u zhvillua në Tiranë ku pjesëmarrëse kanë qënë pesë shtete me 85 përfaqësues. Trajneri Elion Puka shprehet tepër i kënaqur me rezultatet e arritura ku falë pasionit të tij ai trajnon edhe fëmijët e moshave të ndryshme përveç të rriturve në këtë sport të veçantë.
Taekonod është një sport jo shumë i njohur në vendin tonë dhe që ka nevojë maksimale të mbështetet sa më shumë në zhvillimin e tij mbi të gjitha në Shkodër. Deri më tani në këtë sport nuk mjafton vetëm pasioni, por duhet edhe mbështetja financiare në këtë ekip çdo gjë është realizuar me shpenzimet individuale të tyre pa pasur mbështetjen e Bashkisë Shkodër.






