KRYMI, ÇINARI E HAKAJ ME KONTRATA 3-VJEËARE ME KUQEBLUTË.Ashtu sië pritej dhe ishte paralajmëruar nga Star plus, disa ditë më parë drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë kanë bërë lëvizjet e para përsa i përket administrimit të talentëve të saj.

Lëvizja e fundit ka qenë ajo e nënshkrimit të kontratave me tre lojtarët e rinj, të akademisë së Vllaznisë, si Ardit Krymi që tashmë është bërë një titullar tek ekipi i parë. Si dhe të Erald Çinarit e Esin Hakajt. Të tre lojtarët kanë nënshkruar një kontratë tre vjeëare, duke bërë kështu që ato të jenë nën urdhërat e klubit të Vllaznisë. Ky nënshkrim kontrate në radhë të parë tregon vlerësimin që po u bëhet këtyre futbollistëve për vlerat që ato kanë. Ndërkohë kontratat ë nënshkruara I mundësojnë ekipit që ti ketë nën kontroll të gjithë lojtarët dhe të mos I lejojnë ato të shkojnë në ekipet e tjera, natyrisht pa një klauzolë të caktuar. Por nënshkrimi i kontratave është bërë më qëllim, që lojtarëve tu krijohet mundësia të kalojnë në kampionate të tjera në formë huazimi dhe kjo pritet të ndodhë në janar. Pasi të bëhet kalimi I tyre, nuk do të jetë në formë shitjeje porn ë formë huazimi dhe më pas pasi të marrin eksperiencën e duhur të kërkohet shitja e tyre me vlera më të mëdha financiare. Më në fund, drejtuesit e Bashkisë, pasi i kanë bësuar bordin një ish-donatori të ekipit si Xhevdet Amuli, e ka kuptuar se menaxhimi i të rinjëvë rrit vlerat e vëtë ekipit. Vetëm në kohën e ish-presidentin Fushaj ka patur në ëdo merkato janari apo të verës, lojtarë të rinj të akademisë që janë shitur në ekipet e tjera. Këtë herë Bashkia po mundohet të rikthejë seriozitetin e munguar por sa do të ia arrijë qëllimit kjo mbetet për tu parë vetëm në merkaton e janarit.