Vllaznia të mërkurën do të presë ekipin bardheblu të Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” e cila është ndeshja e kthimit e vlefshme për në Kupën e Shqipërisë.

Trainer Ernest Gjoka në lidhje me këtë takim është shprehur se situata brenda ekipit nuk është më e mira e mundshme për shkak të rezultateve por po punohet në ruajtjen e qetësisë dhe për të parë përpara. Edhe pse përsa i përket lojtarëve situata nuk duket shumë e favorshme pasi janë Pjeshka, Bardulla, Marku dhe Atsina të cilët kanë dëmtime. Në ndeshjen ndaj Tiranës nga ekipi kuqeblu do të tentohet të futen në fushë dhe të marrin gjithëçka edhe pse kjo gjë është jo pak e vështirë për Vllazninë edhe pse Tirana vjen i qetë si kundërshtarë për shkak të rezultatit të takimit të para dyjavëve në “Selman Stërmasi”.

Sipas trainerit Gjoka ekipi do të mundohet të bëjë më të mirën për të arritur qëllimin edhe pse nuk do të jetë aspak e lëhtë por shkodranët do të kërkojnë deri në fund rezultatin. Por pavarësish kësja Vllaznisë i duhet më patjetër të shënojë tre gola në këtë takim pasi e gjithë skuadra ka dëshirën për të marrë fitoren ndaj bardhebluve. Ndërkohë përsa i përket formacionit ka ndryshime në mbrojtje për shkak të dëmtimeve e kjo mund të çojë deri në lënien në stol të ndonjërit nga mesfushorët e skuadrës për ti dhënë mundësinë e përgatitjes maksimale për në ndeshjen e fundjavës e cila është mjaft e rëndësishme dhe Vllaznisë i duhet më patjetër të rikthehen tek rezultatet pozitive pasi ecuria e tyre e deritanishme është aspak e kënaqshme.

Artikulli paraprakTË DREJTAT E FËMIJËVE NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërPLANI I ZHVILLIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE