Mesfushori i Vllaznisë Arsid Kruja në prag të sfidës klasike të futbollit shqiptar me Tiranën shprehet se skuadra është e gatshme për të marrë maksimumin nga kjo përballje e rëndësishme.

Mungesa e tifozëve si masë parandaluese ndaj COVID-19 në një takim si ai me Tiranën për Vllazninë është një mungesë e madhe por futbollisti Kruja thotë se kuqeblutë do të mundohen që t’i gëzojnë tifozët edhe në shtëpitë e tyre.

Kruja thotë se nuk ka rëndësi kush shënon golat por mjafton që Vllaznia të marrë një fitore me Tiranën.

Lojtarët e Vllaznisë janë të përqëndruar maksimalisht në sfidën ndaj Tiranës duke qenë se luajnë ndaj kampionëve në fuqi por edhe një ekipi me të cilin Vllaznia ka një histori të gjatë përballjesh në kampionatin shqiptar.