Mbrojtësi i Vllaznisë Fallou Diagne në prag të ndeshjes Vllaznia-Tirana deklaron se ai nuk ka frikë as sulmuesin e Tiranës Ngo dhe asnjë tjetër. Diagne shprehet se ai është rritur në familje futbollistësh dhe futbolli për të është si fe ndaj nuk e frikëson askush.

Mbrojtja e Vllaznisë në këto ndeshje ka shfaqur jo pak probleme duke pësuar gola por për mbrojtësin kuqeblu Diagne ekipi edhe ka shënuar dhe nuk e sheh si një problem shumë të madh mbrojtjen duke ndarë një mendim tjetër nga kritikët e prapavijës kuqeblu.

I pyetur nëse Vllazninë do e përdor si një trampolin për t’u rikthyer edhe njëherë në ndonjë ekip më të mirë europian duke patur parasysh karrierën e tij dhe skuadrat cilësore ku ka qene, Diagne shprehet se për momentin është i fokusuar vetëm tek klubi kuqeblu.

Mbrojtja e Vllaznisë në përballjen e nesërme me Tiranën do jetë më e përqëndruar se kurrë për shkak se është një sfidë e cila mund të vlejë shumë për vazhdimësinë në këtë kampionat dhe objektivat që të dy ekipet kanë për fitimin e titullit kampion.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, BORA NË MALE, DY RRUGË I KALOJNË ARRSH
Artikulli tjetërMELGUSHË, FESTOHET 100 VJETORI I SHKOLLËS “SHABAN BANUSHI”