Ka perfunduar me rezultatin 1 me 0 takimi mes Vllaznise dhe Tiranes e luajtuar ne stadiumin e Shkodres “Loro Boriçi”. Goli per shkodranet u realizua ne minuten e 59-te nga Arlind Kalaja.Ne kete takim u akorduan 2 kartone te kuq per lojtaret e Tiranes dhe nje karton i kuq per Ardit Krymin e Vllaznise

.Vllaznia ka arritur të fitojë klasiken e saj përballë Tiranës, por kjo nuk i vlen asaj për kualifikimin e ekipit të Ernest Gjokës. Ka qënë Arlind Kalaja ai që zbërtheu rezultatin duke e çuar në 1-0 për kuqeblutë por që do të mbetej vetëm kaq pasi ky do të ishtë edhe rezultati përfundimtarë i kësaj ndeshjeje. Një takimmjaft me tension që në fillimin e saj ku kulmoi minutat e fundit të këtij takimi pasi pati edhe përplasje ndërmjet lojtarëve ku në këtë rast policia ndërhyn për të neutralizuar situatën pasi kjo ndeshje u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Në vërshëllimën e fundit të takimit, pankinat e të dyja ekipeve kanë hyrë në fushën e lojës duke pasur një moment tensioni me njëra-tjetrën.Traineri

Ernest Gjoka u shpreh se lojtarët bënë maksimumin e tyre në këtë ndeshje dhe mohon të ketë pasur konforntim ndërmjet lojtarëve.Ndërkohë trainer i ekipit të Tiranës Ze Maria i cili u tregua tepër kritik për lojën e zhvilluar në fushë duke u shprehur se “Ishte ndeshja më e keqe që kemi zhvilluar dhe unë i pari do ta eliminoja skuadrën time “Klasikja Vllaznia – Tirana ka qënë një ndeshje më shumë kartonë të verdhë por edhe dy të kuq të dhënë nga gjyqtari kryesor Enea Jorgji për lojtarët e dy ekipeve respektive. Ndërkohë, Vllaznia pas këtij dështimi në kupë tashmë e gjithë vëmendja është në kampionat ku do të tentojë të sigurojë qëndrimin e tyre në kategorinë Superiore.