Vllaznia-Tirana do të jetë klasikja e futbollit shqiptar që do të luhet në javën e tretë të Superligës e cila ka marrë edhe vëmendjen kryesore për shkak të historisë që kanë këto dy klube. Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç kërkon që e shkuara të lihet mënjanë dhe do që Vllaznia të zhvillojë një lojë të thjeshtë për të marrë fitoren.

Ndeshjen me Tiranën trajneri i Vllaznisë Brdariç nuk e sheh si provën e vërtetë të kuqebluve në këtë sezon sepse për të të gjitha ndeshjet janë të njëjta.

Barazimi për trajnerin e Vllaznisë në sfidën ndaj Tiranës nuk është një rezultat pozitiv.

Vllaznia-Tirana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 21 nëntor në orën 16:45. Ndeshja do të jetë pa tifozë ndërsa policia pritet të marrë masa të rrepta bashkë me klubin Vllaznia për të mos lejuar futjen e personave të tjerë të cilët nuk lejohen.

Artikulli paraprakNIS REHABILITIMI I QENDRËS SË FSHATIT SHTOJ I RI
Artikulli tjetërGARA PËR HETUES TË BKH, VETËM 39 KANDIDATË KALOJNË TESTIN E RADHËS, ÇFARË I PRET PAS TIJ