Vllaznia do të luaj sonte në orën 21:00 ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijeg, e vlefshme per Konference League. Përballja e parë përfundoi 3-1 për boshnjakët. Trajneri i skuadrës mike Toni Karaçiç shprehet se në Shkodër ekipi i tij do të kërkojë kualifikimin.

Kalimi në turin e dytë të Konference League për trajnerin e Shiroki Brijeg nuk është aspak i lehtë edhe pse ekipi i tij fitoi 3-1 ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë.

Ekipi im do të luaj në sulm shprehet trajneri boshnjak pasi është një skuadër që nuk di të mbrohet.

I pyetur nëse Shiroki Brijeg e ka më të vështirë ndeshjen e kthimit pasi nuk do të ketë arbitrin me vete si në përballjen e parë, trajneri i boshnjakëve thotë se nuk i pëlqen të komentojë arbitrat.

Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen Vllaznia-Shiroki Brijeg ku kuqeblutë kërkojnë që të kualifikohen edhe pse mbetet një mision i vështirë pas humbjes 3-1 në përballjen e parë.