Ndryshe nga Vllaznia U-19, ajo U-17 nuk ka arritur dot të dalë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo ngaqë nuk arriti dot të kalojë Kukësin ndaj të cilit u mund me 11-metërsha. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz, koha e rregullt ka përfunduar në barazim 1-1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht nga Barbullushi për Vllazninë dhe pas pak minutash barazoi Bytyçi për kukësianët.U mendua se do të kishte edhe gola të tjerë por nuk ka ndodhur kështu dhe kësisoj të dy ekipet iu drejtuar pikës së bardhë të 11-metërshave për të shpallur fituesin e kësaj ndeshje. Pas gjuajtjes së tyre ka qenë Kukësi që ka fituar 4-2 duke u kualifikuar për në turin tjetër.

Vllaznia kësisoj detyrohet të hapë krahun ndonëse u mendua në pamje të parë një ndeshje e lehtë ndaj këtij kundërshtari por nuk ka ndodhur kështu. Tashmë kuqeblutë duhet të fokusohen tek kampionati ku mbajnë vendin e parë në renditje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA BASKET ELEMINOHET NGA KUPA E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA U 19, PRETENDENT PËR KUPËN