2-1 në kupë, 2-1 në kampionat, Vllaznia nuk ndalet ndaj Partizanit duke e mundur këtë skuadër dy herë brenda pak ditësh. Fitorja e kampionatit ka ardhur pasditen e se dielës në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”. Ajo është dominuar nga kuqeblutë që kësisoj kanë marrë suksesin e rradhës.

Në pjesën e parë ka qenë Qardaku ai që ka shënuar golin e parë duke kaluar në avantazh Vllazninë. Në pjesën e dytë ndërkohë ka ardhur goli i dytë me autor sulmuesin Ildi Gruda. Në 10 minutat e fundit, Partizani ka arritur të shënojë një gol por që nuk ka mjaftuar për asgjë sepse kuqeblutë e trajnerit Zmijani kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1. Vllaznia me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 28 pikëve duke qenë tashmë vetëm një pikë larg Partizanit. Padyshim që ecuria e këtij ekipi në javët e fundit ka treguar se tashmë kjo skuadër është vërtetë pretendente jo vetëm për fitimin e Kupës së Shqipërisë por edhe për titullin kampion. Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes, dhe Vllaznia U-17 ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe vazhdon të kryesojë renditjen. Ndeshja e zhvilluar paraditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi”, është dominuar nga kuqeblutë por ata vetëm në pjesën e dytë kanë arritur të shënojnë. Rezultati është zhbllokuar në minutën e 60-të teksa ka qenë mbrojtësi Krymi që ka shënuar për kuqeblutë. Ndërkohë në minutën e fundit të ndeshjes, do të shënohej edhe goli i dytë për Vllazninë nga Torishta.

Vllaznia U-17 kështu ka fituar 2-0 ndaj Partizanit. Me këtë fitore, ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 34 pikëve duke mbajtur vendin e parë, i shkëputur nga ekipet e tjera. Kjo ka qenë fitorja e 11-të për ta ndërkohë që edhe golaverazhi është shumë i mirë, 35 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.

Artikulli paraprakHENDBOLL, VLLAZNIA FITON NË FUND NDAJ TIRANËS
Artikulli tjetërADOLESHENTJA SHQIPTARE VDES NË SHINAT E TRENIT