
Ka nisur zyrtarisht aventura e Vllaznisë U-19 për sezonin futbollistik 2026-2027. Skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri, Haris Lika, i cili rikthehet në krye të kësaj grupmoshe me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të nxjerrë talente për ekipin parë. Pas stërvitjes së parë, Lika u shpreh i kënaqur për rikthimin te Vllaznia U-19.
Lika nënvizoi se objektivi kryesor mbetet zhvillimi i futbollistëve të rinj, por pa lënë mënjanë ambiciet për të qenë protagonistë në kampionat.
Tekniku shkodran do të punojë së bashku me zv/trajnerin Khaled Hoxha, ndërsa Vllaznia U-19 synon të ndërtojë një sezon të suksesshëm, duke vijuar traditën e Akademisë për formimin e futbollistëve që më pas mund të afrohen me ekipin e parë.






