Është prezantuar zyrtarisht mesditën e se shtunës ekipi U19 i vllaznisë i cili do të niset drejtë moldavisë ku do të marrë pjesë në ndeshjet e Champions Youth League ku marrin pjesë për herë të parë.

E pranishme në prezantimin e ekipit ka qënë edhe Kryetarja e bashkisë shkodër Voltana Ademi e cila përgëzoi djemt e skuadrës së bashku me drejtuesit. Ndërkaq Ademi u shpreh se kjo pjesemarrje eshte shume e rendesishme dhe se klubi meriton nje paraqitje dinjitoze. Ndërkohë trajneri Luan Zmijani u shpreh se skuadra Vllanzia U-19 ka përgatijen fizike shumë të mirë nga ku edhe shpresohet shumë që të arrihen edhe rezultate pozitive.

Vllaznia U19 mërr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion për të rinjt ku shpresat janë shumë të mëdha për një paraqitje dinjitoze. Ndeshjen e parë, Vllaznia U-19 do të luhet në Moldavi në datën 27 shtator ndërsa në 18 tetor është përcaktuar të zhvillohet takimi i kthimit në “Loro Boriçi” ku kuqeblutë do të synojnë kualifikimin.

Artikulli paraprakFLECKENSTEIN: SHQIPTARËT MERITOJNË ÇELJEN E NEGOCIATAVE NË MES TË 2018!
Artikulli tjetërLUAN RAMA: REFORMA NË DREJTËSI, SI NJË PËRRALLË NGA E KALUARA!