Ndonëse Partizani konsiderohej një nga ekipet më të mira dhe pretendente për fitimin e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19, në fakt duket se ka edhe më të mirë se ky ekip.

Ai është Vllaznia e Shkodrës. Skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani ka fituar 2-1 përballë të kuqve dhe është ajo tashmë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në Kamëz, kuqeblutë kanë shënuar që në minutën e 2-të me anë të sulmuesit Ildi Gruda dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Edhe e dyta dominohet nga shkodranët që shënojnë në minutën e 85-të edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Eridon Qardaku dhe ndonëse Partizani shënon në shtesë të vetmin gol me anë të Haxhiut, ai nuk i mjafton për të barazuar shifrat.

Përfundimisht 2-1 për Vllazninë U-19 që kalon në gjysmëfinale dhe tashmë është në pritje të mësimit të kundërshtarit të rradhës, të cilin padyshim që do të tentojë ta mundë edhe atë sepse objektivi i këtij ekipi është fitimi i Kupës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U 17, ELEMINOHET NGA KUPA
Artikulli tjetërPERSONA TË PANJOHUR QËLLOJNË ME ARMË NË GJOKS SHQIPTARIN