Vllaznia U-21 është rikthyer sërish tek fitorja në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Bylisin, në sfidën e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Protagonisti kryesor i këtij suksesi ka qenë Antonio Delaj, teksa ai shënoi golin e parë fillimisht në minutën e 35-të të ndeshjes. Në fundin e pjesës së parë, mbrojtësi Gledjan Pusi do të shënonte edhe një gol tjetër dhe ky 45-minutësh do të mbyllej në favor të Vllaznia U-21 me rezultatin 2-0. Në startin e pjesës së dytë, Delaj do të shënonte golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Në këtë mënyrë, me shifrat 3-0 në favor të Vllaznia U-21, u duk se ndeshja do të mbyllej në këtë mënyrë, por nuk do të ndodhte kështu. Ballshiotët nuk ishin dakord me disavantazhin dhe shënuan dy gola, madje duke kërkuar edhe barazimin deri në fund, por nuk ia dolën. Si rrjedhojë, gjithçka në këtë takim u mbyll me fitoren 3-2 të kuqebluve të drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, i cili tha se është shumë i kënaqur me këtë fitore.
Me këtë sukses, Vllaznia U-21 është ngjitur në kuotën e 28-pikëve, duke mbajtur tashmë vendin e tretë në renditje, ndërsa përpara saj janë Vora me 29-pikë dhe Apolonia me 28.

Artikulli paraprakVIJON SHEMBJA E OBJEKTEVE NË HYRJE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ME RRITJEN MË TË MADHE TË TURISTËVE NGA GJERMANIA