Vllaznia U-9 është shpallur kampione për këtë edicion futbollistik. Skuadra shkodrane siguroi titullin, teksa në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Kompleksin Zmijani ndaj Shpresës, triumfoi me rezultatin e thellë 6-1, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë. Në përfundim të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve për futbollistët e Vllaznisë. Trajneri i kësaj skuadre, Arben Parmeza, tha se është e vështirë të shpallesh kampion me këtë grup-moshë, por sipas tij Vllaznia U-9 tregoi që është ekipi më i mirë.

Ndërkohë, njëri prej futbollistëve më kryesorë të ekipit të Vllaznia U-9, Lorenzo Fusha, tha se ndihet i lumtur pas fitimit të këtij trofeu, ndërsa këtë sukses ia dedikoi familjes së tij.

Në këtë mënyrë, për Vllaznia U-9 mbyllet një kampionat i suksesshëm, duke u kurorëzuar kampion.

Artikulli paraprakELIMINATORET E BOTËRORIT/ SYLVINHO: ME SERBINË NA DUHEN LOJTARË ME ZEMËR DHE SHPIRT
Artikulli tjetërGREVË URIE NË SHTATOR? BERISHA: NUK PËRJASHTOJMË ASNJË SKENAR! DO UDHËHEQ GJITHÇKA ME SHEMBULLIN TIM PERSONAL