
Një ndeshje mjaft interesante ka qënë ajo mes dy ekipeve të 19 vjeçarëve mes AAS dhe Vllaznia.
Kjo ndeshje është kryesuar që në pjesën e parë nga ekipi kuqeblu me gola të shënuar nga Qardaku dhe Shimaj takim ky që është mbyllur me rezultatin 2-1. Pas përfundimit të këtij takimi zëvëndës trajneri i Vllaznia U19 u shpreh se në përgjithësi futbollistët kanë realizuar një lojë mjaft të mirë.
Zv.trajneri Kola u shpreh se pavarësisht rezultatit të arritur ata kanë pasur vështirësi për shkak të fushës. Pavarësisht golave të shënuar nga Vllaznia futbollistët e AAS kanë tentuar në çdo moment për të gjetur rrugën drejtë rrjetës ku në pjesën e dytë kanë arritur të konkretizojnë me anë të Çobës por që ky do të ishte edhe goli i tyre i vetëm gjatë kësaj ndeshjeje.






