Skuadra e Vllaznisë dhe Ulqinit kanë ndërmarrë një nismë humanitare për ti ardhur në ndihmë ish-futbollistit shkodran Luan Vulatana I cili vuan nga një sëmundje dhe sapo ka kaluar një operacion të vështirë. Të dy ekipet kanë zhvilluar një ndeshje miqësore duke mbledhur fonde nga tifozët e pranishëm.

Ndeshja u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi dhe përfundoi 2-1 për Vllazninë. Sa I përket stafit teknik Kraja thotë se deri tani nuk ka asnjë lëvizje dhe se ndaj Tërbunit do vijojë që trajner të jetë Armir Grima bashkë me pjesën tjetër . Drejtori teknik i Ulqinit Skënder Rexha shprehet se e njeh Luan Vukatanën I cili po luftën me sëmundjen ndërsa thotë se ekipi që drejton synon të rritet më shumë. Edhe klubi Vllaznia por edhe biznesmenët apo qytetarët e thjeshtë si dhe miq apo koleg të Luan Vukatanës janë të ftuar që të kontribuojnë në mënyrë që përballimi i sëmundjes të jetë sa më i lehtë për të në këto ditë të vështira.