Teuta ka fituar 3-1 ndaj Vllaznisë në volejboll për femra në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Tashmë, pas kësaj humbje, shkodranet do të jenë të detyruara të luajnë në play-out për të mos rënë nga Kategoria. Një humbje që ka mërzitur pa masë stafin teknik dhe veçanërisht trajnerin Dorjan Tafa, i cili mes shumë vështirësish, shpresoi shumë që ta çonte në play-off ekipin që drejton, por në fund nuk ia doli. Sa i takon ndeshjes, Teuta fitoi setin e parë 25-22, ndërsa Vllaznia reagoi në të dytin, duke e fituar 25-23. Në setin e tretë, janë miket që fitojnë lehtësisht 25-15. Ndërkohë, në të katërtin është Teuta që është sërish në avantazh, teksa në fund, ekipi durrsak fiton 26-24 dhe kështu, krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Pas ndeshjes, trajneri Tafa ishte vërtetë i zhgënjyer, sepse sipas tij ekipi këtë sezon ka kaluar shumë probleme, pasi pjesa kryesore ka qenë e përbërë nga vajza shumë të reja në moshë. Poashtu, ai u shpreh se në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet më tej.
Pas kësaj humbje, shkodranet mbesin me vetëm nëntë pikë në vendin e shtatë dhe tashmë, iu duhet të luajnë në play-out për të mos rënë nga Kategoria.

Artikulli paraprak“OSO KUKA” FITON PROJEKTIN “SUPER SCHOOLS”
Artikulli tjetërRAMA: BORDI I TRANSPARENCËS NUK CAKTON ÇMIMIN E NAFTËS ARBITRARISHT, MERR PARASYSH BURSËN DHE NUK LEJON ABUZIMIN