Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë të fazës para play-off ndaj Tiranës, duke humbur me rezultatin e pastër 3-0. Tashmë, ekipi kuqeblu i jep fund këtu rrugëtimit në kampionat, duke mos arritur dot të kualifikohet për në katërshen e skuadrave më të mira. Ndeshja e dytë ndaj bardhebluve, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, u shoqërua nga një lojë e dobët e volejbollistëve shkodranë që nuk arritën të tregojnë vlerat e tyre. Ata, setin e parë e humbën 13-25, të dytin 22-25, ndërsa në të tretin gjithçka mbyllet 19-25 në favor të miqve që në këtë mënyrë fitojnë ndeshjen me rezultatin 3-0, duke u kualifikuar për në fazën play-off.

Ndërkohë, për Vllazninë rrugëtimi mbyllet këtu. Pas ndeshjes, trajneri Artan Kalaja tha se ky ishte një sezon jo i mirë për Vllazninë, por shtoi se do përmirësohen vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Arben Sako tha se fitorja 3-0 me Vllazninë ishte e merituar.

Në këtë mënyrë, ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Kalaja zhgënjen, i cili nuk arrin dot objektivin e vet për të qenë në mes katër skuadrave më të mira të kampionatit.

Artikulli paraprakU KAP NË AKSIN SHËNGJIN- LEZHË DUKE DREJTUAR AUTOMJETIN I DEHUR, ARRESTOHET 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërFUNDJAVA NË VELIPOJË