Volejbollistët shkodranë kanë pritur në shtëpinë e tyre skuadrën e Teutës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” .

Kjo ndeshje është kryesuar që nga filllimi e deri në fund nga kuqeblutë e Adrian Mikopula ku në setin e parë është mbyllur në rezultatin 25-9. Ndërkohë në të dytin durrsakët mundohen të kryesojnë por që nuk ja arrijnë pasi seti I dytë mbyllët në kuotën 30-28. Por në setin e fundit siç dihej rezultati flet për volejbollistët shkodranë të cilët e mbyllën me 25 pikë të shënuara dhe 14 nga ekipi mik.

Pas përfundimit të këtij takimi trainer I kuqebluve shprehet. Për Mikopula një sfidë jo e lehtë është ndeshja e rradhës ajo ndaj Studentit e kjo për faktin se ekipi ka disa mungesa për shkak të dëmtimeve. Ndeshja e Vllaznisë ndaj Studentit do të zhvillohet në datën 25 nëntor në pallatin e portit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B MERR FITOREN E RRADHËS NDAJ ERZENIT
Artikulli tjetër“AMBASADORËT TË SJELLIN INVESTIME NË VEND”, VASILI: KRIMI ËSHTË BËRË NJËSH ME PUSHTETIN, RAMA FAJTORI